Angazhimi i Shoqatës

Më poshtë keni informatat rreth kontributeve dhe donacioneve që bëhen nga Shoqata Rainca.

Shoqata Rainca ka marrë përsipër që për çdo vit në stinën e dimrit t'i ndihmojë disa nga familjet në nevojë duke i siguruar drunjtë.

Shoqata Rainca kontribon në sigurimin e biletave të autobusit për nxënësit nga familjet që kanë nevojë poashtu edhe ndihma për studentët që kanë nevojë.

Shoqata Rainca kontribon në ndihmë financiare për pagesën e punëtorit që merret me mirmbajtjen e fshatit.

Shoqata Rainca çdo vit në festat e Bajramit angazhohet që për familjet në nevojë ti siguroj blerjen e gjërave ushqimore.

Shoqata Rainca kontribon çdo vit me një shumë parash duke bërë donacion për jetimat në fshatin tonë.

Shoqata Rainca kontribon edhe në ndihmën financiare të eventeve kulturore dhe sportive.



Projektet 2022

Të dashur bashkëvendas, Shoqata Rainca ka plane të kontriboj edhe në projekte të reja gjatë vitit 2022 dhe viteve të ardhshëm. Andaj çdo projekt i ri që do të ndërmiret ne do ta publikojmë këtu në uebsajtin e shoqatës.